loader image

Chief Financial Officer (CFO)

  • Prishtinë
  • This position has been filled

Partneri jonë, kompani e njohur vendore, e fokusuar në industri të ndryshme dhe kreative, na ka besuar te rekrutojmë kandidat për pozitën:  Chief Financial Officer (CFO) të gatshëm dhe të përkushtuar për t’iu bashkuar ekipit të tyre.

Përgjegjësitë:
– Strategjia financiare: Hartimi dhe zbatimi i strategjisë financiare të kompanisë për të mbështetur qëllimet e saj afatgjata.
– Menaxhimi i buxhetit: Mbikëqyrja dhe menaxhimi i buxhetit të përgjithshëm, duke siguruar alokimin efektiv të resurseve.
– Raportimi financiar: Përgatitja dhe prezantimi i raporteve financiare për Bordin e Drejtorëve dhe investitorët.
– Përputhshmëria dhe Auditi: Sigurimi që të gjitha proceset financiare janë në përputhje me ligjet dhe rregulloret përkatëse.
– Menaxhimi i rreziqeve: Identifikimi dhe menaxhimi i rreziqeve financiare që mund të ndikojnë në stabilitetin e kompanisë.
– Zhvillimi i ekipit: Udhëheqja dhe zhvillimi i ekipit financiar për të arritur performancë të lartë dhe rezultate të shkëlqyera.

Kualifikimet:
– Diplomë universitare në Ekonomi, Financa ose një fushë të ngjashme.
– E preferuar të ketë të përfunduar ACCA apo SCAAK.
– Eksperiencë si CFO ose në një rol të ngjashëm ekzekutiv.
– Njohuri të thelluara në menaxhimin financiar, raportimin financiar dhe kontrollin e brendshëm.
– Aftësi të shkëlqyera analitike dhe të zgjidhjes së problemeve.
– Aftësi të shkëlqyera komunikimi dhe prezantimi.
– Aftësi për të punuar nën presion dhe për të marrë vendime strategjike në një mjedis dinamik.

Përfitimet:
– Paga konkuruese.
– Mundësi për zhvillim profesional dhe avansim në karrierë.
– Ambient pune stimulues dhe mbështetës në një kompani në rritje të vazhdueshme.

Apliko: [email protected]